Një variant i ri dhe më i egër i koronavirusit po qarkullon në 30 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Mjekët paralajmërojnë se Lambda mund të jetë edhe më infektues dhe vdekjeprurës sesa Delta, duke e bërë variantin Indian të sëmundjes të duket si “polici i mirë” përpara kushëririt të tmerrshëm. Origjina e mutacionit të radhës, është Peruja. Ministri i shëndetësisë atje tha se vendi i tij po regjistron tani nivelin ndoshta më të lartë të vdekshmërisë në botë.
“Një shtam i ri, edhe më i rrezikshëm se Delta, raportohet të jetë diktuar në më shumë se 30 vende të botës gjatë këtyre 4 javëve të fundit. Lambda po përhapet pa fre në Peru, vendi i tij i origjinës, ku konsiderohet përgjegjës për 500 vdekje në 100 mijë persona”, u shpreh ministri.
Kërkuesit kilianë sakaq kanë zbuluar se ky variant mund të jetë rezistent ndaj vaksinave të Covid 19.
“Të dhënat tona tregojnë për të parën herë se mutacioni i pranishëm në proteinën spike të variantit Lambda, arrin t`i shpëtojë antitrupave dhe mund të ketë infektueshmëri të shtuar”, thuhet ne studimin e tyre.
I njohur ndryshe si C.37, Lambda u pikas për herë të parë ne Peru vitin e kaluar, por tani mutacioni ka marrë një hov shqetësues.