Nga Bajram Selmani
Nuk jemi të besueshëm në “shërbimet” që kryejmë,
ata që janë afër nesh, nuk na besoj, e as ata me të cilët jemi fqinjë
Te ata që kemi varur shpresat, se janë miqt tanë, jemi të dyshuar
atje te bashqeverisim me të tjerët jemi tmer për ta,
tmerohen prej nesh!
. . .
Sado që paraqitemi se jemi me histori të lasht, ngjallim dyshime
Sapo zëmë pozita të larta shoqërore,
na përfolin për primitivizëm, jo profesional e jo kompetent,
e na prap, bëjmë mendjemadhin, e kokfortin
Se jemi të gjithdishëm, të përkushtuar,
e si ne atdhetar s’ka në botë!
. . .
Ajo që ka vlerë, si çdo kund tjetër, ne e bëjmë të pavlerë
publike e bëjmë private, e privaten publike,
sa po të na jepet rasti
Institucionet e shtetit i bëjmë tonat,
i bëjmë pronë private, si të jenë tonat
E pushteti personalizohet, deri në banalitet,
sa asgjë smbetet prej tij!
. . .
Vesin e bëjmë vyrtit, e vyrtitin e bëjmë ves,
për pikë të qefit
Vyrtitin e kthejmë në përçmim, e punën në përbuzje
Ata që meritojnë më të mirën, qytetarët
i drejtojmë me të ligët, injorantët, e mentalisht të retarduarit
kështu ndihemi “mirë”, të fyer, të përbuzur!
. . .
Ne ja arrijmë pronën e huaj ta bëjmë tonën,
pronën publike e privatizojnë, sa të jemi përgjegjës për ta
Kjo na bënë të jemi të “nderuar”, e jo të turpëruar
pastaj, gjithë bota është kundër nesh;
se nuk jemi të infornuar(!), e nuk na njohin sa e si duhet(!)
. . .
Na prollisin e përdhosim çdo gjë,
kur na bëjnë prallë, me zë bërtasim;
të tjerët e kanë fajin; ata janë armiqtë e përbetuar!
Harojmë, se jemi armiqt e vetvetës; të kombit e shtetit
Na paçin në qafë, që na nxitën, që
për sa kohë jemi në detyrë, e jemi të obliguar,
bëjmë manipulime e shpërdorime të çfardo lloj, e
kusht të na besoj(?) është çështje që duhet shtruar shpesh.