Nuk ndalen protestat kundër vaksinimit dhe masave/ Qytetarët përplasen me policinë në Francë   

Mijëra protestues mbushën rrugët në kryeqytetin francez në javën e tetë radhazi për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për vaksinim te detyrueshëm dhe përdorimin e certifikatës jeshile në ambientet e brendshme.

Me thirrjen “Duam liri”, demonstruesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj masave antiCOVID duke pretenduar se janë shkelur të drejtat themelore të njeriut.

Ky është momenti kur qindra demonstrues hynë me forcë në një qendër tregtare në kryeqytetin francez. Tre persona u arrestuan pas përplasjeve me forcat e policisë.

Me thirrje kundër certifikatës së gjelbër dhe kufizimeve, qindra njerëz protestuan edhe në Milano të Italisë.

Në protestë morën pjesë edhe disa studentë të cilët mbanin një pankartë ku shkruhej: ‘Studentët milanezë kundër kartës së re të fashizmit’.

Leave a Reply