Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, u ka thënë udhëheqësve të Amerikës së Jugut se ditët kur vendi i tij ndërhynte në çështjet rajonale nuk do të kthehen më. Këtë deklaratë ai e bëri pak para fillimit të samitit të shtatë të vendeve amerikane në Panama.
Në ceremoninë e hapjes pati edhe një moment historik, kur Barack Obama dhe lideri i Kubës, Raul Castro, shtrënguan duart me njëri-tjetrin.
Në samitet e kaluara, ku mblidhen udhëheqësit e Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Amerikës së Jugut, Shtetet e Bashkuara janë kritikuar shumë për embargon ndaj Kubës dhe kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e saj në këto mbledhje.
Ky samit i shtatë që po zhvillohet në Panama, do të jetë i pari ku merr pjesë edhe Kuba.