Fatkeqësitë natyrore janë dyfishuar në 20 vitet e fundit. Sipas raportit të OKB, nga viti 2000 janë regjistruar 7348 fatkeqësi natyrore, që kanë vrarë 1.2 milionë njerëz dhe me një kosto totale rreth 3 miliardë Dollarë, pa përfshirë këtu statistikat nga Afrika dhe Azia.
Sipas sekretarit për zyrën përgjegjëse të reduktimit të katastrofave të Kombeve të Bashkuara, nëse qeveritë, edhe pas pandemisë koronavirus, nuk do të marrin masa në interes të mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës, atëherë emergjenca që do të prodhojë ndryshimi i klimës do të përkeqësohet shumë më tepër se kaq.
Duke nisur nga vitit 2000, progresioni i katastrofave natyrore që janë lidhur me efektin e ndryshimeve klimatike, ka kaluar nga 3656 në periudhën kohore 1980-1999, në 6681 në 2000-2020.
Ndër katastrofat spikasin përmbytjet dhe stuhitë, por për 20-vjeçarin e ardhshëm, OKB, në bazë të studimeve, bën me dije se problem thelbësor do të jetë i nxehti. Sot në botë nga fatkeqësitë klimatike, preken mesatarisht 4 miliardë njerëz në të gjitha kontinentet.