Vaksina Pfizer-Biontech siguron vlerësimin si e përshtatshme për përdorim urgjent në kushtet e pandemisë globale të koronavirusit nga Organizata Botërore të Shëndetësisë. Në një deklaratë për shtyp thuhet se produkti i Pfizer-Biontech është i pari nga vaksinat anti-COVID që merr një vlerësim të tillë nga OBSH.
Listimi nga kjo organizatë i një vaksine për përdorim urgjent është një garanci më shumë që vende të ndryshme të botës të përshpejtojnë procedurat e aprovimit për import, shpërndarje dhe përdorim të saj. Megjithatë, OBSH u bën thirrje firmave të mëdha të mos i ulin ritmet e krijimit të vaksinave të reja pasi globi ka nevojë për shumë herë më shumë doza se kapacitetet aktuale.
Edhe pse e ka nisur e para në botë vaksinimin me produktin e Pfizer-Biontech, mungesa e dozave të mjaftueshme e ka lënë Britaninë e Madhe ende në fazat e vaksnimit të kategorisë më të rrezikuar. Qarkullimi po ashtu i një varianti të ri të koronavirusit ka bërë që vendi të shënojë një tjetër rekord me afro 56 mijë infektime të reja këtë 24-orësh, shifra më e larët ditore në Europë. Pranë rekordit të një dite më parë edhe vdekjet.
Për të parën herë prej disa javësh, Italia e karakterizuar nga shifrat e ulta të pandemisë kapërceu Gjermaninë që këtë 24-orësh tregoi shifra më të ulta se rekordet e njëpasnjëshme të ditëve të fundit.