Organizata Botërore e Shëndetit ka theksuar sërish të hënën se nuk rekomandohet mbajtja maskave nëse nuk jeni të sëmurë apo nuk jeni duke u kujdesur për një person të sëmurë.
Dr. Mike Ryan drejtori ekzekutiv i OBSH-së për programin e urgjencave shëndetësore, tha gjatë një konference për media në Gjenevë se, deri më tani nuk ka ndonjë evidencë se mbajtja e maskave ka ndonjë benefit potencial.
Ryan deklaroi:
“Nuk ka ndonjë evidencë specifike që mund të sygjerojë se mbajtja e maskave nga popullata e gjerë mund të ketë ndonjë benefit potencial. Në fakt, ekzistojnë disa prova që sygjerojnë të kundërtën.”
Më tej Ryan shtoi se në këtë kohë ka mungesë maskash në treg dhe për këtë arsye nuk duhen çuar dëm.
“Në këto momente njerëzit më të rrezikuar nga virusi janë mjekët të cilët ndodhen në vijën e parë të ekspozuar ndaj virusit në çdo sekondë të çdo ditë”, shtoi ai më tej.
Ndërsa, epidemiologia Maria Van Kerkhove, tha gjatë konferencës të së hënës se është e rëndësishme që ” t’i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë”, që do të ishin punonjës të kujdesit shëndetësor.
Van Kerkhove shtoi:
“Ne rekomandojmë që maskat t’i mbajnë njerëzit që janë në shtëpi dhe që janë të sëmurë si dhe për ata persona që kujdesen për të sëmurët në shtëpi.”