Fenomeni global i rezistencës antimikrobike, po aq i rrezikshëm sa një pandemi, kërcënon të zhbëjë një shekull përparim mjekësor, paralajmëroi sot OBSH.
Rezistenca antimikrobike ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët i rezistojnë efekteve të ilaçeve, duke përfshirë antibiotikët, që i bën infeksionet e zakonshme më të vështira për t’u trajtuar dhe rrit rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, formave të rënda të sëmundjes. infeksioneve dhe vdekjeve.
“Rreth 700 000 persona vdesin çdo vit nga kjo rezistencë dhe pa veprime të forta për të siguruar përdorimin e duhur të antibiotikëve ekzistues, si edhe trajtime të reja dhe më të mira, ky numër mund të rritet në dhjetë milionë deri në vitin 2050″, tha Federata Ndërkombëtare e Industrisë së Barnave (IFPMA).
“Rezistenca antimikrobike është një krizë globale e afërt që mund të eklipsojë COVID-19 përsa i përket vdekjeve dhe kostove ekonomike”, paralajmëroi Drejtori i Përgjithshëm i IFMPA-s, Thomas Cueni.
Antimikrobikët janë armë thelbësore në luftën kundër sëmundjeve te njerëzit, kafshët dhe bimët. Ato përfshijnë antibiotikë, antiviralë, antifungale dhe antiparazitikë.