Një turist amerikan është zhdukur në ishullin Amorgos në Greqi.
Sipas informacioneve, 59-vjeçari, i cili është një oficer policie në pension, banues në Los Angeles, ka shkuar për shëtitje mëngjesin e së martës (11/6) në një pjesë të vështirë të ishullit dhe që atëherë ka humbur gjurmët.
Shoku i tij u shqetësua dhe njoftoi autoritetet.
Miku i policit në pension tha se 59-vjeçari është nisur në orën 7:05 të mëngjesit, duke ecur i vetëm nga Aegiali dhe me destinacion përfundimtar Katapolën.
Shëtitja ishte parashikuar të zgjaste 4 orë e 5 minuta.
Por në orën 15:20 ai u shqetësua kur kuptoi se miku i tij nuk ishte kthyer dhe filloi ta telefononte, por pa marrë përgjigje.
Polici në pension kishte me vete dy telefona me numra francezë dhe amerikanë, ndërsa komunikimi i fundit i tij ishte me motrën e tij, në orën 07:20 të mëngjesit, 15 minuta pasi kishte nisur ecjen.
Oficerët e policisë në ishull nisën menjëherë kërkimet për vendndodhjen e tij, me ndihmën e zjarrfikësve dhe një grupi shpëtimtarësh vullnetarë. Pavarësisht kërkimeve nuk ka ende asnjë gjurmë nga polici 59-vjeçar.
Njëkohësisht kompanive të telefonisë celulare u është dërguar një kërkesë për lokalizimin e sinjaleve të celularëve që 59-vjeçari dispononte.