OH “Hilal” që kur doli si “bastard” i OH “EL HILAL” më shumë ka zhvilluar aktivitete vjedhjeje se sa aktivitete humanitare, prandaj dhe, askush nuk guxon që të ngrisë një iniciativë humanitare në emër të kësaj “individ-organizate”, sepse e ka të sigurtë dështimin. Në hajni tashmë janë profesionalizuar
Shkruan: Abdilmutalib Shuaipi, Tetovë
EVN-ja tashmë e ka bërë traditë që, nga dividenta vjetore, të ndajë një shumë të konsiderueshme për humanitet, me ç’rast ka të përzgjedhur dhjetra shoqata humanitare, të cilave ua dorëzon pakot e përgatitura për Vit të Ri, për t’ua shpërndarë fëmijëve apo, personave në nevojë. Shoqatat humanitare, duke qenë më të thirrura dhe më të përgatitura në rrafshin e humanitetit, pa përtesë dhe me shumë zell pranojnë që të jenë në shërbim të EVN-së, të luajnë rolin e “postierit” dhe t’i përcjellin pakot me emblemën “EVN” deri te nevojtarët. Zakonisht, shoqatat humanitare të sinqerta e të vërteta, këto ndihma zgjedhin që t’i përcjellin qoftë nëpër ente që përkujdesen për fëmijët e braktisur, qoftë nëpër ente shëndetësore ku korohen fëmijët në nevojë, apo edhe gjatë vitit pikasin persona e familje që janë shumë në nevojë dhe i trokasin në derë me qëllim që t’ua bëjnë sado pak të lumtur vitin që e përcjellin.
Çka bën në këtë drejtim OH “Hilal”? Asgjë përveçse vit për viti e vjedhë EVN-në? E shënon publikisht pranimin e donacionit nga EVN-ja por, ku përfundojnë ato ndihma këtë e dinë vetëm “dueti” që e përdor EH “Hilal” për shplarje të aksioneve të pista si dhe për përfitime personale. Nga ky kontingjent i ndihmave të donuara nga EVN-ja, sipas burimeve mirë të konfirmuara që na vinë nga FSHI, ku e kanë edhe “magazën” e ndihmave të vjedhura, nga 100 pakot e donuara, 67 qese “pako” kanë përfunduar në duart e “fëmijëve” të të punësuarve në FSHI, Medresesë si dhe tek ata persona ku i ka dashur pika e qejfit Mustafa Dautit. A nuk është kjo një vjedhje klasike?
Vjedhje paksa më profesionale është edhe prononcimi i Mustafa Dautit kur thotë se “falënderon këtë bashkëpunim të ndërsjellë”!!! Për çfarë bashkëpunimi të ndërsjellë bëhet fjalë në këtë aksion humanitar? Dhuratat janë të EVN-së, në të cilën nuk ka marrur pjesë qoftë me një çam-çakëz Oh “Hilal” e Mustafa Dautit. Kjo “organizatë-individ”, pa kurrfarë organesh, pa kurrfarë degësh, pa kurrfarë plani akcional mujor e vjetor, pa kurrfarë mbledhje e procesverbale, pa kurrfarë kierarkie dhe raporte vjetore, pranon se është në rolin e “hyzmeqarit” duke i ftuar kompanitë të donojnë që ajo të shpërndajë ndihma!
Po cili është angazhimi i kësaj “organizate” në sigurimin e ndihmave humanitare? Si është e mundur që një Halil Kastrat-individ të ndajë çdo javë nga një banesë për të varfërit dhe t’i ketë nën përkujdesje ditore me qindra të varfër, kurse, një organizatë humanitare, që vepron në kuadër të BFI-së së uzurpuar dhe, me “autoritet dhe personalitet shumë të madh” të uzurpatorit, Sulejman Rexhepi, të presë EVN-ja apo ndonjë donacion turk, që të mashtrojë se, ja, është tepër aktive në humanitet? Edhe atëherë, kur “është aktive” në fakt shfrytëzon rastin për vjedhje sa më të mëdha!
Pse Mustafa Dauti nuk e shfrytëzon autoritetin e tutorit të tij, Sulejman Rexhepi dhe, të zhvillojnë aksion të tubimit të ndihmave humanitare, të paktën, një herë në muaj. Janë nja 700-800 xhami ku një herë në muaj mund të mblidhen mesatarisht nga nja 100-200 mijë euro! Të hapin guzhina popullore, të shpërndajnë çdo muaj ndihma humanitare, banesa, shtëpi, ilaçe etj. Natyrisht, nuk ju ka ngelur fytyrë, sepse, profesioni i tyre i vërtetë, rjepja e xhepit të xhematit në emër të humanitet, tashmë është zbërthyer dhe, nuk ka mysliman në Maqedoni që do t’ia dijë për “autoritetin dhe personalitetin” e Mulla Sulës dhe as për lavatriçen e tij të parave të pista, Mustafa Dautin. U vodhën ndihmat në mjete financiare të tubuar për Somali, për Shkodër, për Hasanbeg, për Vlorë, për Tetovë… Popullin mund ta gënjeshë një-dy herë por, jo çdo muaj. Prandaj, janë të detyruar të shndërrohen në servis i kompanive humanitare, me qëllim që t’ju ngelë diçka edhe për fëmijët dhe nipërit e tyre, tek të cilët, në fakt, përfundojnë pjesa dërmuese e ndihmave të donuara, për të cilat pastaj kurrë nuk raportohet, ose informohet rrejshëm!
OH “Hilal” që kur doli si “bastard” i OH “EL HILAL” më shumë ka zhvilluar aktivitete vjedhjeje se sa aktivitete humanitare, prandaj dhe, askush nuk guxon që të ngrisë një iniciativë humanitare në emër të kësaj “individ-organizate”, sepse e ka të sigurtë dështimin. Në hajni tashmë janë profesionalizuar!
Vite më parë, kësaj “organizate” iu ofrua edhe “Islamic reliev” me seli në Londër! Ofroi një ndihmë të konsiderueshme me premtime se do të zhvillojnë aktivitete shumë të ngjeshura humanitare. Por, kur hetuan se, që në ditën e parë u vodhën nga dueti “Mustafa-Sula”, kurrë më nuk u panë në Maqedoni! Ikën të dëshpëruar, duke raportuar në shumë organizata botërore që merren me humanitet t’i ndërpresin të gjitha llojet e bashkëpunimit me BFI-në dhe OH “Hilal”, e cila më shumë shërben si grrep për të kapur “peshkun humanitar” se sa për të zhvilluar aktivitete humanitare!