OKB lidhur me situatën humanitare në Rripin e Gazës thotë se ajo është “përtej katastrofës”.
Më shumë se 1 milion persona nuk kanë pranuar asnjë vakt ushqimor në gusht në pjesën jugore dhe qendrore të Gazës përmes ndihmave humanitare, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
“Pavarësisht sfidave me të cilat përballemi, OKB-ja dhe organizatat e tjera humanitare po vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden për të ofruar ndihmë shpëtuese për palestinezët”, tha ai.
Në mesin 19 gushtit e deri në fund të muajit, 450.000 vakte ushqimore, të përgatitura në 130 kuzhina, u janë ofruar çdo ditë familjeve në mbarë Rripin e Gazës.
“Duhet të përsëritet se situata në Gazë vazhdon të jetë përtej katastrofës dhe ne ende nuk i kemi të gjitha kushtet e nevojshme për të mbështetur njerëzit”, tha Dujarric.