Një operacioni i përbashkët rajonal antidrogë ka vënë në pranga 18 persona, tre prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri.
Policia e Shtetit bën me dije se është vënë në pranga Bashkim Murataj, 52 vjeç, në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkaq, në funksion të ketij operacioni në Korçë janë arrestuar Mevlan Idriz, 39 vjeç dhe Mahir Abdi, 46 vjeç nga Tetova e Maqedonisë. Shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘’Chema’’.
Operacioni antidrogë ka zgjatur rreth një vit në Shqipëri, Maqedoni, dhe Serbi si dhe në total janë sekuestruar 3232 gr heroinë, 4600 gr kanabis sativa dhe 2.83 gr kokainë. / Top Channel