Nje operacion ndërkombëtar kundër pirateve te internetit është ndërmarre nga FBI dhe Europol ne 36 vende te botes. Pjese e operacionit “Dorkbot malware” qe çoi ne shkatërrimin e viruseve, te cilat kane prekur llogari ne faqet eBay, PayPal, apo Twitter e Facebook, është bere edhe Shqipëria. Policia ne Tiranë sqaroi se janë ekzaminuar te dhënat e gjetura nga viruset Dorkbot Malware dhe janë identifikuar rreth 1500 ndërhyrje. Viruset qe janë shtrire ne qindra shtete ne mbare boten, kanë infektuar rreth 500 mije IP. Operacioni është kryer ne bashkëpunim edhe me kompaninë Microsoft.Hetimet vijojnë ndërkohë ne Shqipëri per dokumentimin e demit te shkaktuar. Ndërhyrja është kryer ne te njëjtën kohe ne 36 shtetet pjesëmarrëse ne operacion, duke nxjerre jashtë funksionit serverët qe ishin objekt hetimi. Përmes këtyre viruseve, hakerat ndërhynin ne llogarite personale ne rrjetet sociale, duke vjedhur të dhënat individuale, e ne raste të tjera kanë përfituar financiarisht, duke abuzuar me blerjet ne internet. Viruset qe kane infektuar 1 milionë kompjuterë ne mbi 190 vende përhapeshin nëpërmjet USB-ve, programeve te këmbimit te mesazheve dhe ne rrjetet sociale. Ekspertet shpjeguan se virusi bënte të mundur zbulimin e fjalëkalimeve per shërbimet bankare online dhe pagesat, si dhe shkarkimin dhe instalimin e viruseve te tjerë të rrezikshëm.
Kërcënim për sigurinë”/ Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë
Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat…