Opozita proteston sërish ditën e sotme. Protestuesit u mblodhën para Kuvendit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e paralajmëroi protestën që të shtunën, hyri në parlamenti në orën 16:50.
Më herët ai i bëri thirrje mbështetësve të opozitës për të vazhduar atë që ai e quan si revolucion për rrëzimin e socialistëve nga pushtetit.
Ai është shprehur se arsyeja pse zgjodhën Parlamentin si vendin ku do të protestojnë, lidhet me faktin se sipas demokratëve, me forcën e kartonave shumica po ju mohon të drejtën e fjalës deputetëve të opozitës.
Kujtojmë që njëkohësisht protestës do të zhvillohet edhe seanca plenare. Në lidhje me protestën ka marrë masa edhe policia.