Opozita ka nisur edhe këtë të enjte tubimin përpara Bashkisë Tiranë. Përfaqësues të opozitës si dhe mbështetës së saj po protestojnë përpara Bashkisë Tiranë.
Po ashtu, përfaqësues të ndryshëm të opozitës po mbajnë fjalime, mes tyre edhe Tedi Blushi.
“Jemi para këtij institucioni që sot është kthyer në simbolin më të urryer të shqiptarëve. Nuk kam besim se drejtësia do të bëjë drejtësi me këtë kriminel të fëlliqur që fshihet pas policisë dhe shtetit dhe ka miliona euro pasuri të paligjshme. Ne jemi këtu për t’u dhënë fjalën e nderit se nuk do të tërhiqemi”, tha ai.
Ai shtoi se kryebashkiaku Veliaj duhet të arrestohet.