Në protestat e shkuara, Sahit Dollapi ka qenë pikë kontakti për policinë.
Paraprakisht mësohet se Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi përmes një letre e ka njoftuar policinë se protesta do të zgjasë deri në mesnatë, ndërsa i ka kërkuar policëve që të mos bëhen pjese e dhunës së paligjshme, sipas tij.
“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.