Opozita siriane rrëzin Asadin, Lavrov: Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov tha se Assadi ka vendosur të largohet nga posti i Presidentit dhe ka braktisur vendin.

Lavrov shton se Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata.

“Si rezultat i negociatave mes Assadit dhe disa pjesëmarrësve në konfliktin e armatosur, Assadi ka vendosur të largohet nga posti i presidentit dhe ka braktisur vendin, duke dhënë udhëzime për një transferim paqësor të pushtetit. Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Lavrov u bëri thirrje të fortë të gjitha palëve të përfshira që të heqin dorë nga përdorimi i dhunës dhe të zgjidhin të gjitha çështjet qeverisëse nëpërmjet mjeteve politike.

Ndërkohë, Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, sipas “La Repubblica” tha: Asad iku pasi humbi mbështetjen e Rusisë.

Ndërsa kryeministri sirian, Ghazi al-Jalali, të cilit ushtria rebele fitimtare i ka njohur një rol garancie deri në ndryshimin zyrtar të pushtetit, tha në një intervistë me transmetuesin Al Arabiya se duhen të mbahen zgjedhje të lira.

“Duhet të mbajë zgjedhje të lira në mënyrë që populli mund të zgjedhin se kush duhet t’i udhëheqë”, u shpreh ai.

Leave a Reply