“Mbrojtja e informatorëve dhe shoqërisë civile” është tema e takimit me organizatat civile në organizim të Institutit për Hulumtime Strategjike edhe Edukim – ISIE në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni.
Ligjërues në takim është Tom Devajn, drejtor i punëve juridike në Government Accountabolity Project, Uashinngton.
Gjatë karrierës së tij Tom Devajn ka punuar me mbi pesë mijë informatorë apo të quajtur në gjuhën popullore “spiunë”.
Devajn ka qenë kryeses i fushatës për miratimin apo mbrojtjen e 20 ligjeve kryesore kombëtare apo internacionale për mbrojtjen e informatorëve. Ai gjithashtu ka qenë “ambasador i informatorëve” në më shumë vendeve të sponsoruara nga Stejt departamenti./Gazeta Express/