Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ditën e sotme në një takim komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş.
Lajmin e ka konfirmuar vetë presidentja Osmani, ndërsa ka postuar edhe një foto në profilin e saj në Facebook.
Osmani shkruan krahas fotos se Kosova mbrohet dhe mbahet e sigurtë bashkë me aleatët.
“Kosovën e mbrojmë dhe e mbajmë të sigurt bashkë me aleatë!”, ka shkruar Osmani.