Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Takimi i tyre ka ardhur në Zvicër ku Osmani po qëndron në kuadër të Samitit për Paqe për Ukrainën.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”