Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar pasardhësin e Angela Merkel në CDU, Armin Laschet.
Osmani ka shkruar se ja besim që ai do të vazhdojë rrugën e Merkelit dhe që të punojnë bashkë për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani, njofton Klan Kosova.
“Duke i dërguar përgëzime të ngrohta Armin Laschet që u bë udhëheqësi i ri i CDU-së, unë besoj që Z. Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e jashtëzakonshme të Kancelares Merkel. Unë pres që të punojmë së bashku në promovimin e vlerave të Bashkimit Europian dhe avancimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Gjermanisë”.