Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka folur për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Pacolli tha se shkuarja në zgjedhje të reja do t’i kushtonte vendit.
“Ne jemi duke punuar me intenzitet të lartë dhe jemi duke vëzhguar nga periferia. Shkuarja e Kosovës në zgjedhje sic dikush aludon, do t’i kushtojë Kosovës shumë kohë, prandaj shpresoj që këto parti fituese të këtyre zgjedhjeve e kuptojnë se janë përgjegjëse për institucionet e ardhshme dhe shpejt presim që të dalin me një zgjidhje “- tha Pacolli.
Shefi në detyrë i diplomacisë u shpreh se shpreson se ekzekutivi i ardhshëm do t’i kontribuonte dialogut.
Sipas tij Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët, pa e lënduar kushtetutën.
“Shpresoj shumë që Qeveria e ardhshme do t’i kontribuojë dialogut. Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët e vet, por gjithmonë duke mos lënduar tri gjëra: Kushtetutën e Kosovës, kufijtë e Kosovës e as edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës “- u shpreh Pacolli./klankosova/