Pas vendosjes së një numri të limituar qytetarësh që kanë të drejtë të kalojnë, pala greke ka pezulluar punën në Kapshticë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë njoftoi se në këtë pikë doganore u lejuan të kalojnë vetëm 300 persona.
Sipas autoriteteve, kjo kuotë është plotësuar dhe për këtë arsye pala greke nuk po ofron më shërbim.
Situata është kaotike sepse ka ende qytetarë në pritje. Madje, ka edhe nga ata që protestojnë sepse kërkojnë të kalojnë.