Shaqir Fetait, sa herë që t’i mbyllet goja dhe të mos gjejë rrugdalje nga kritikat objektive publike, ai gjithnjë mundohet të zhytet në guackën e islamit, porse, i gjori, assesi ta kuptojë se ajo guackë e tij është prej xhami, e tejdukshme dhe, të palarat e tij duken açik, si në pëllëmbë
Nga Venera Musliu
Në një nga ato “filozofemat” e veta që nuk e tejkalojnë nivelin e hartimit shkollor, e që i publikon në FB-un e vet zyrtar, Shaqir Fetai mundohet ta identifikojë veten me njeriun e devotshëm. Kësisoj ai mendon se do të fshihet nga shigjetat e kritikës publike që po e lakuriqëson ditë e më shumë. Veprat e tij të pista e lakuriqësojnë atë deri në palcë! Ai tashmë e ka përligjur titullin “hafiz” si dhe titullin “hoxhë”, sado që mundohet të paraqitet “takvaxhi”! Një të devotshmi nuk i ka hije të rrejë, të vjedhë, të falë xhami e t’i bëjë kisha e muze, ta devalvojë jetën fetare, ta dekonstruktojë një trashëgimi të tërë fetar e kombëtar, ta nëpërkëmbë titullin dhe vlerën e hoxhallarëve, të akademikëve, të tallet me vakëfin, t’i zhvasë letrat me vlerë të dhëna për ta shtuar vakëfin, ta shpenzojë buxhetin e Institucionit duke bredhur poshtë e lartë saqë sot t’i lë pa sigurime shëndetësore të gjithë varësit e tij të cilëve iu është mbështjellë rreth qafe si gjarpëri i trembur.
Shaqir Fetai thotë se “Islami është besim, koncept jete që ngrit personalitete të devotshëm”, për të shtuar “Mbi të gjitha ai edukon personalitete që dijnë të respektojnë dhe të komunikojnë duke ngritur vetveten dhe të tjerët. Sa bukur tingllon fjala e Zotit “e kur të flasin injorantët, të paditurit, egoistëtë me sjellje radikale përgjigjja është paqja dhe mirësia qoftë mbi te”! Pra, në islam, në mesin e komunitetit mysliman, paska edhe injorantë, analfabetë, spiunë, dallaverxhinjë, snobë, demagogë, të paditur e egoistë, si puna e Shaqir Fetait, ndaj të cilit, deri më sot, muslimanët po urojnë “paqa dhe mëshira qoftë mbi te”! Natyrisht, shoqëria, pra edhe shoqëria islame, nuk mund të jetë imun ndaj kësaj kategorie të cilët kanë tiparet e “ushtarit të shejtanit”! Madje, as gruri, të cilën Zoti e fali si jetë për krijesat e veta, nuk është imunë ndaj egjrit! Egjri shkon dhe rritet mu në grurë, dhe në asnjë kulturë tjetër. Po e hëngre egjrin, mbarove! A ka gjë më të pastër, më të lartë, më të fisme se islami? Fe e Zotit! Besim i urdhëruar për Ummetin e Muhamedit a.s. Por, ja që, edhe në këtë Ummet ka egjër, si puna e Shaqir Fetait! Edhe egjri mundohet të përzihet me kokrrat e grurit, mundohet të kamuflohet, mundohet të përfundojë në barkun dhe në gjakun e atij që do ta hajë! Por ama, krijesat e logjikshme, e largojnë atë nga çdo kokërr e grurt. Pra, e kotë është përpjekja e Shaqir Fetait të na paraqitet si i “devotshëm” si “këshillues që paska mision për të këshilluar e për të falur”! Askush nuk do t’i donte këshillat e “ushtarit të shejtanit”, askush nuk do të donte “faljen” e Shaqir Fetait, sepse falja e tij është jashtëzakonisht e xhindosur, e djallëzuar. Tipik munafik! Zoti në Kuranin famëlartë si dhe Pejgamberi në sunnetin e tij në mënyrë të qartë i kanë tipizuar munafikët:
– Munafikët janë gënjeshtarët më të mëdhenj,
– Kërkojnë pretekst për mospjesëmarrje në projekte dhe aksione të cilat kanë për qellim t’i shërbejnë Islamit dhe muslimanëve,
– Përhapin konfuzion në radhët e muslimanëve me qëllim që të shkaktojnë armiqësi mes tyre,
– Janë të lumtur kur muslimanët përballen me probleme dhe sprova,
– Përçarjen e shoqërisë e kanë ushqim shpirtëror, sepse vetëm në përçarje mund të gjejnë paqe shpirtërore,
– Ata nuk japin lëmoshë, janë koprrac në dhënien për Islamin dhe janë shpenzues të mëdhenj në luks, argëtim dhe bredhje të kota,
– Ata përherë tallen dhe i përqeshin muslimanët e sinqertë,
– Munafikët pa asnjë fije turpi flasin për Muhamedin s.a.v.s., ndërsa në asgjë nuk veprojnë siç ka porositur ai,
– Ata janë mosmirënjohës, i urrejnë dhe i ofendojnë shokët,
– Munafiket rrejnë dhe përhapin thashetheme të turpshme për besimtarët dhe besimtaret,
– Nuk e përmbushin premtimin dhe shkelin marrëveshjen.
– Janë te pafytyrë, të paturpshëm dhe të zhurmshëm në diskutime,
– Rregullisht e thyejnë amanetin e besuar,
– Bëjnë aleanca dhe bashkohen me “djallin”,
– Mbajnë fjalime “të zjarrta” rreth vlerave morale, për amanetin, krenarinë, rilindjen, lirinë, unitetin,
– Munafikët ikin nga fushëbeteja dhe tek ata shfaqet frikë e papërshkrueshme në situata të vështira, sepse ata janë frikacakë të mëdhenj, sepse janë me iman të dobët,
– Ikin nga përgjegjësia dhe fajin gjithmonë ua lëne të tjerëve,
– Ndihmojnë sundimtarët, e nëse sunduesit përkatës humbin pushtetin, atëherë kthehen kundër tyre,
– Në fjalime janë kontradiktorë, sepse gënjejnë shumë, kështu që harrojnë se çfarë kanë folur dhe premtuar më parë,
– Me lehtësi betohen edhe për atë që është gënjeshtër e kulluar dhe shumë betohen në Allahun, sepse ata e dinë se njerëzit nuk u besojnë.
Në të gjitha këto tipizime të munafikut mund të gjendet edhe Shaqir Feta, ndërsa vetë ai nuk mund ta përjashtojë veten nga asnjë prej këtyre tipizimeve, sepse edhe vetë e di fort mirë që është kokrra e munafikut! Kurse, ajeti kuranor (138) i sures En-Nisa, thotë: “Paralajmëroji munafikët (hipokritët), (o Muhammed), për dënimin e mjerueshëm që i pret ata”!