Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin.

Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në  Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit.

Një urë e madhe në Mianmar u shemb gjatë tërmetit. Policia njoftoi se një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim e sipër në Bangkok u shemb, duke bllokuar të paktën 43 punëtorë.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 14:20 (ora lokale) në një distancë prej afërsisht 17 kilometrash nga qyteti i Mandalay me rreth 1.2 milionë banorë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Pasoi një pasgoditje me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter dhe autoritetet po paralajmërojnë banorët për tërmete të tjerë.

Dëshmitarët okularë në Bangkok thanë se njerëzit, menjëherë pas tërmetit, dolën në rrugë në panik.

https://twitter.com/BNODesk/status/1905518830660522080/photo/1

“Dëgjova një zë ndërsa flija në shtëpi, vrapova sa më shumë që munda nga ndërtesa me pizhame,” tha Nuanghai, një banor i Chiang Mai, qyteti i dytë më i madh i Tajlandës dhe një destinacion popullor turistik i njohur për tempujt e tij.

Leave a Reply