Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u takua këtë të shtunë në Romë me drejtorin e përgjithshëm të FAO-së, Da Silva.
Në takim u diskutua për projektet mbështetëse të kësaj organizate për bujqësinë shqiptare dhe fermerëve në veçanti.
Ministri Panariti kërkoi një intensifikim të mbështetjes nga FAO në përballimin e përmbytjeve dhe katastrofave natyrore, në fushën e sigurisë ushqimore dhe atë të statistikave bujqësore.
Nga ana e tij, zoti De Silva i premtoi ministrit Panariti mbështetje të plotë dhe të shpejtë dhe i konfirmoi vizitën e tij në Shqipëri brenda vitit, me rastin e përurimit të zyrës së re të FAO-së në Tiranë.