E ndërsa Europa dhe SHBA vijojnë fazat e rihapjes, eksperti i lartë i shëndetësisë publike amerikane, Antoni Fauci paralajmëron se pandemia nuk ka kaluar prandaj nuk duhet të braktiset vigjilenca.
Nga ana tjetër, kreu i organizatës së kombeve të bashkuara, Antonio Guterres ka ngritur alarmin e mungesës së ushqimit në shkallë botërore.
“Më shumë se 820 milion njerëz në të gjithë botën, sot janë të uritur. Sistemet tona ushqimore po dështojnë për shkak të pandemisë dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme, rrezikojmë të përballemi me një emergjencë globale ushqimore që mund të ketë ndikime afatgjata në qindra miliona fëmijë dhe të rritur.”
Sipas organizatës së kombeve të bashkuara, këtë vit, rreth 49 milion njerëz më shumë rrezikojnë varfërinë ekstreme për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19.