Panik në “BBC”, ndërpritet transmetimi për 20 minuta

Programi i ditës së hënë të “BBC” në Radio 4 ndërpreu transmetimin pasi një alarm iu kërkoi njerëzve të braktisnin ndërtesën. “Ju lutem largohuni nga ndërtesa nga dalja më e afërt”, dëgjohej të thoshte alarmi duke shkaktuar panik te njerëzit.

Drejtuesi i programit, Nick Robinson iu drejtua dëgjuesve: “Mund të dëgjoni që kemi një alarm këtu”. Programi u ndërpre dhe vazhdoi transmetimin 20 minuta më vonë.

Well that was interesting. Emergency over. If there was one …we’re now back in the studio @BBCr4today pic.twitter.com/BLhZJwXMFp— Nick Robinson (@bbcnickrobinson) November 29, 2021

Robinson postoi në Twitter një foto të tijën dhe të Martha Kearney jashtë studios të shoqëruar me fjalët: “Emergjenca mbaroi. Nëse kishte një…jemi kthyer në studio”.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen. “Pavarësisht tingullit që thoshte se ishte një emergjencë, për sa ne mund të themi, nuk kishte”, iu tha Robinson dëgjuesve pas rikthimit në transmetim.

Leave a Reply