Papunësia në SHBA arrin kulmin/ 33.5 milionë njerëz humbin punën

SHBA po përballen me krizën më të ashpër shëndetësore dhe ekonomike si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën rreth 2500 persona duke e cuar numrin e përgjithshëm të viktimave në mbi 77 mijë. Në më shumë se 8 milionë teste të kryera, 1.3 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me covid 19.

Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence rezultuan negativë ndaj sëmundjes, ata u testuan pasi ndihmësi personal i presidentit u  infektua.

Nga mesi i muajit mars, 33.5 milion njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës. Pandemia ka shkatërruar sektorët e ekonomisë ku mbizotëron puna e emigrantëve. Instituti i Politikave të Migracionit zbuloi se 20% e punëtorëve amerikanë që kanë mbetur pa punë, janë emigrantë, edhe pse ata përbëjnë vetëm 17% të fuqisë punëtore.

Guvernatorët e 43 shteteve kanë miratuar rihapjen graduale të ekonomive duke respektuar rregullat e distancimit fizik dhe higjenës.

Ekonomia amerikane u tkurr me 4,8 përqind në tremujorin e parë, dhe vlerësohet se mund të bjerë me një rekord prej 40 për qind për  muajt prill-qershor. Këto janë nivelet më drastike që nga lufta e dytë botërore.

33.5 MILIONE NJEREZ HUMBIN PUNEN

PANDEMIA KA SHKATERRUAR DISA SEKTORE NE SHBA

Leave a Reply