Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj ka njoftuar se para fillimit të vitit të ri shkollor do të testohen 1500 mësues, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore.
Deklaratën Likaj e bëri gjatë vizitës së tij në disa shkolla në Shtime.
“Kemi marrë informata se 1500 arsimtarë në nivel të Kosovës do të testohen, që i bie mbi 6.5% të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve për të ditur gjendjen e infeksionit ose me cilën gjendje ne po hyjmë në këtë vit shkollor”, u shpreh ai.
Ministri theksoi po ashtu se testimi ka filluar dhe se ata po zgjidhen në të rastësishme.
“Testimi ka filluar. Sot edhe në komunën e Shtimes kanë shkuar arsimtarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për tu testuar në Ferizaj.”
Likaj shtoi po ashtu se të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor janë bërë, por po pritet rekomandimi nga IKSHPK për të marrë një vendim përfundimtar.