Donald Trump lë të kuptohet se nëse ndaj tij vendoset ndonjë masë arresti, në Shtetet e Bashkuara mund të shpërthejnë revolta, siç u shpreh vetë ai në një intervistë për Fox News.
“Mendoj se do të jetë e vështirë për publikun ta pranojë. Vjen një moment dhe ka një pikë përmbysjeje”.
Se për ç’pikë përmbysjeje bëhet fjalë konkretisht, Trump nuk e sqaroi, por mbështetësit e tij kanë precedentin e mësymjes së kongresit, 6 Janarin e 2021-shit kur ata hynë me dhunë për të bllokuar seancën e betimit të demokratit të sapozgjedhur President Joe Biden pasi Donald Trump e konsideroi të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të Nëntorit 2020, që e detyroi të ndërpriste qëndrimin në Shtëpinë e Bardhë.
Javën e kaluar, Gjykata e Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për fshehje të pagesave nga fondet e fushatës për bërë të heshtë aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels për aferat seksuale të dikurshme me të, akt të cilin gjykatësit e konsideruan vepër penale.
Organizatorët e fushatës së Trumpit thanë se brenda 48 orëve pas dhënies së dënimit, u grumbullua një shifër rekord prej mbi 70 milionë Dollarë fonde shtesë për fushatën e tij presidenciale.