Një protestë është paralajmëruar se do të mbahet ditën e sotme jashtë Ambasadës Shqiptare në Athinë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se deri më tani në ambasadën shqiptare nuk ka pjesëmarrje për protestë, por vazhdon normalisht puna për aplikimet e emigrantëve.
Më herët u vendos një kurorë në kujtim të Klodian Rashës, i riu i cili u vra nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit.
Ndërkohë, mësohet se policia ka marrë masa të forta sigurie. Për momentin nuk lejohet askush të afrohet në ambasadë nëse nuk ka një arsye.
Policia greke vlerëson se nuk do të ketë pjesëmarrje të gjerë, pasi në Greqi gjatë kësaj periudhe ndalohen tubimet dhe protestat si masë mbrojtëse prej covid.
Për shkelësit e dispozitës për tubimet, parashikohen gjoba të rënda prej 3000-5000 euro, ndërsa për pjesëmarrësit në këto tubime, gjoba është 300 euro./TCH/