Sulmi kibernetik qe shenjestroi te premten 150 shtete, duke vazhduar edhe kete te hënën, me kthimin e punonjësve te kompanive te prekura ne vendet e tyre te punës, duhet konsideruar si nje sinjal alarmi per qeveritë, paralajmëron gjigandi Microsoft. Kompania ka fajësuar qeveritë per regjistrimin e te dhënave ne programe kompjuterike qe mund te behet lehtësisht te aksesueshme nga hakersat.
Kompania deklaron se virusi me te cilin jane sulmuar te pakten 200 mije përdorues ne mbare boten ka gjetur nje dobesi ne sistemin e Microsoft Windows, qe i eshte vjedhur inteligjencës amerikane. Virusi bllokonte kompjuterët e përdoruesve, duke kërkuar nje pagesa prej 300 dollarësh permes monedhës elektronike Bitcoin.
Sipas eksperteve te sigurisë, hakersat kane arritur te përfitojnë te paktën 38 mije dollarë nga sulmi i realizuar njëkohësisht ne 150 shtete te Botes. Sulmi i realizuar përmes te ashtuquajturave krimba kompjuterike i kërcënonte përdoruesit se ne rast mospagesa, atyre do t’iu fshihen te gjitha dokumentet ne kompjuter brenda shtate diteve. Vendet me te goditura deri tani rezultojnë te jene Britania e Rusia.