Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian u shpreh optimist për ringjallje të marrëveshjes
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, u shpreh optimist për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin por paralajmëroi se koha po mbaron për negociatorët ndërkombëtarë.
https://www.youtube.com/embed/NxMda2BoE_A
“Vazhdoj të besoj se mund të arrijmë një marrëveshje”, tha Le Drian për televizionin BFM.
Për ministrin francez koha për t’i dhënë zgjidhje problemit është mjaft e rëndësishme pasi sipas tij nëse nuk arrihet në kohë një marrëveshje atëherë nuk do të ketë asgjë për të negociuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët u larguan në 2018 nga marrëveshja, kanë rikthyer sanksionet ndaj Iranit. Sipas Uashingtonit deri më tani është bërë progres megjithëse i vogël. Bisedimet që nisën në fund të vitit të kaluar u shkëputën gjatë kohës kur Ebrahim Raisi u zgjodh Presidenti i ri i Iranit.
Prej largimit të SHBA-së nga marrëveshja, Irani ka nisur që gradualisht mos ta respektojë atë. Autoritetet iraniane po insistojnë që Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet para se t’i rikthehen marrëveshjes.
Klan News