Parlamenti i Ukrainës votoi të enjten për të shkarkuar zëvendëskryeministrin Oleksandr Kubrakov, i cili mbikëqyri përpjekjet e rindërtimit të kohës së luftës, si dhe përpjekjet për të krijuar një korridor transporti në Detin e Zi.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush do të zëvendësojë zyrtarin 41-vjeçar. Kubrakov tha në një postim në Facebook se çështja e shkarkimit të tij nuk ishte sjellë para votimit dhe se ai nuk kishte pasur mundësinë të paraqiste një raport të detajuar mbi aktivitetet e tij në parlament.
Mediat ukrainase raportuan se ligjvënësit nga partia e Presidentit Volodymyr Zelensky po konsideronin krijimin e dy ministrive të veçanta për të mbikëqyrur infrastrukturën dhe politikat rajonale për të cilat ai ishte përgjegjës.
Kubrakov u emërua zëvendëskryeministër në dhjetor 2022. Më parë ai ishte ministër i infrastrukturës.