Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-major Bajram Begaj pritet të votohet sot nga Parlamenti si Presidenti i ri i Republikës.
Bajram Begaj është propozimi i Partisë Socialiste, kandidaturë që u bë publike të premten mbrëma dhe po kështu u pranua edhe nga vetë gjenerali.
Brenda orës 12:00 të ditës së sotme duhet të depozitohet zyrtarisht në Kuvend emri i Bajram Begajt për postin e Presidentit.
Ndërsa në orën 18:00 duhet të mblidhet Parlamenti në seancë plenare për të ezauruar raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit, ku Bajram Begaj pritet të zgjidhet me votat e mazhorancës. Në raundin e katërt mjaftojnë 71 vota që ai të zgjidhet në krye të shtetit.
Ndërsa nga Partia Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se do të votojnë kundër kandidatit të Kryeministrit Rama për President.