Partitë e ardhshme qeverisëse të Gjermanisë nënshkruan një marrëveshje koalicioni një ditë para se Olaf Scholz të jetë pasues i kancelares Angela Merkel.
Olaf Scholz prezantoi kabinetin e ministrave të cilët do të formojnë qeverinë e re. Synimet e qeverisë së re gjermane janë modernizimi i ekonomisë më të madhe të Evropës, shtimi i përpjekjeve kundër ndryshimeve klimatike dhe prezantimi i politikave sociale më liberale.
Bashkë-udhëheqësja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, e cila do të jetë e para grua që do të drejtojë ministrinë e Jashtme të Gjermanisë tha se diversiteti do të jetë parimi i kësaj qeverie në vitet në vijim.
Teksa vendi po përballet me pandeminë, me shumë interes pritej emri i ministrit të ri të Shëndetësisë. Në krye të kësaj detyre Scholz zgjodhi Karl Lauterbach. Scholz pranoi se përballja me pandeminë “do të kërkonte të gjithë forcën dhe energjinë e qeverisë së re ”
“Nëse bashkëpunimi i mirë që vazhdoi gjatë formimit të qeverisë vijon, kjo do të jetë një kohë shumë e mirë për të përmbushur detyrat që na presin”
Scholz kishte premtuar një kabinet të balancuar gjinor duke theksuar se zgjedhjet e partisë së tij pasqyronin faktin se gratë duhet të “kishin gjysmën e pushtetit”.
Të tre partitë kanë patur qëndrime dhe vizione shumë të ndryshme politike për Gjermaninë, por ata ia dolën të bien dakord për të formuar një qeveri