Vazhdon të rritet numri i vendeve që pezullojnë përdorimin e AstraZeneca-s për të imunizuar qytetarët nga koronavirusi.
Pas Gjermanisë, këtë të hënë të njëjtin vendim mori edhe Italia. Agjencia Italiane e Barnave tha se vendimi është një masë paraprake derisa të dalin përfundimet e hetimeve që kanë nisur.
Pezullimi i AstraZeneca-s vjen pas mpikjes së gjakut në disa persona të vaksinuar me të.