Në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori gjerman, Christoph Heusgen e kritikoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, por edhe ambasadorin rus, Vasily Nebenzyan.
Gjermani e kritikoi rusin pasi që nuk e kishte lënë të përfundonte fjalimin e saj, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.
Ai tha se ambasadori rus, si kryetar, nuk e lejoi përfaqësuesin e Prishtinës që të përfundoj fjalimin dhe e kritikoi atë për mos lejimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak t’i drejtohej Këshillit të Sigurimit.
Ambasadori gjerman tha se përfaqësuesja e Kosovës nuk e mbaroi fjalimin e saj. “Jepi asaj një mundësi për të përfunduar”, tha ai, të cilës ambasadori rus iu përgjigj se nuk e kishte kuptuar se ajo nuk e përfundoi dhe se ekrani i dukej i ngrirë.
Pasi ambasadori gjerman mbaroi fjalimin e tij, përfaqësuesja e vendit tonë iu drejtua përsëri seancës së KS të OKB-së.
Gjermani ndër të tjerash kritikoi fjalimin edhe të Daçiqit, i cili iu duk si “kopi paste” pasi që diplomati serb flet shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk ka dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrim etnik dhe dëbim masiv. /Telegrafi/