Njerëzit po planifikojnë të udhëtojnë më shumë me makina nga sa bënin para pandemisë së koronavirusit, sugjeron një studim i fundit, edhe pse pjesa më e madhe e tyre pranojnë përgjegjësinë e njeriut për krizën e klimës. Hendeku i dukshëm mes besimit dhe veprimit ngre frikën se pa një ndërhyrje të fortë politike, këto veprime mund të dëmtojnë përpjekjet për të arritur objektivat e përcaktuara në marrëveshjen e Parisit dhe shpresat për një rimëkëmbje të gjelbër pas krizës së koronavirusit.
Afro 26 mijë njerëz në 25 vende të botës u anketuan në korrik dhe gusht nga YouGov. Pjesa më e madhe e të anketuarve ishin në një mendje se njerëzimi duhet fajësuar për emergjencën e klimës. Por, në vende të ndryshme, numri i njerëzve që thonin se planifikonin të përdornin avionët më shumë pas përfundimit të pandemisë për të udhëtuar nëpër botë. Sipas ekspertëve, zbulimi më alarmues i sondazhit është qëllimi i përgjithshëm për të udhëtuar më shumë se më parë pas pandemisë dhe e gjithë kjo do të thotë më shumë trafik dhe më shumë emetime.