Grupi Houthi u zotua se përgjigja ndaj sulmit izraelit do të vijë në mënyrë të pashmangshme dhe do të jetë e madhe”
Grupi jemenas Houthi tha sot se kanë kryer sulme që kishin në shënjestër Izraelin jugor dhe një anije amerikane në Detin e Kuq.
“Operacionet tona detare nuk do të ndalen nëse agresioni izraelit në Rripin e Gazës nuk ndalet”, tha zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, në një fjalim televiziv.
Saree pohoi se grupi filloi një sulm në “zonat jetike në Eilat, në jug të Izraelit, me raketa balistike, duke arritur goditje direkte”.
Mediat izraelite kanë publikuar pamje nga pasojat e sulmit të Huthve.