Pas Yuri Kim, edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Lajmin e publikoi vetë ajo përmes një postimi në “Instagram”, ku u shpreh se është izoluar në shtëpinë e saj.
“Sapo testova pozitivisht me Covid-19. Unë do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Unë mendoj për të gjitha gratë që janë goditur jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë. Qëndroni të sigurt!”
Kujtojmë se disa ditë më parë u infektua me COVID-19 edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.