Pavarësisht lëkundjeve 8.8 ballë të tërmetit në Rusi, doktori vijon operacionin

Teksa tërmeti me magnitudë 8.8 ballë godiste pranë Gadishullit Kamchatka të Rusisë, duke bërë të lëshohet një alarm për cunami, një mjek në sallën e operacionit nuk e ndaloi ndërhyrjen kirurgjikale ndaj një pacienti që po e operonte.

Në videon që qarkullon në media dhe rrjetet sociale shihet doktori, i cili pavarësisht lëkundjeve dhe fuqisë goditëse të magnitudës prej 8.8 ballë, vijoi qetësisht operacionin ndaj pacientit përpara se të përfundonte ndërhyrjen kirurgjikale.

Video: https://www.facebook.com/share/v/1F91AV81gz/?mibextid=oFDknk

Leave a Reply