Opozita ka bërë lëvizjen e parë ligjore për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Kryebashkiakja në detyre e Shkodrës, Voltana Ademi ka depozituar në gjykaten Kushtetuese ankimin kundër zgjedhjeve lokale.
Padia është depozituar në emër të shoqates se bashkive të Shqiperise dhe nga Kushtetuesja kërkohet zhbërja e të gjithe procesit të 30 qershorit.
Goditja e zgjedhjeve ne gjykaten Kushtetuese ishte zgjidhja qe propozuan në fakt amerikanet. Vetem nje dite pasi ne Shqiperi u zhvilluan zgjedhjet lokale, Ambasada Amerikane sugjeroi qe “Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu.”
Ashtu sic ve ne dukje dhe Ambasada problemi është që aktualisht gjykata Kushtetuese nuk funksionon pasi ka vetem nje anëtar nga 9 qe duhet te kete trupa e plote.
Por mendohet qe te pakten 6 anetare te kesaj gjykate te zgjidhen deri ne muajin shtator.