PD përgatit reformën zgjedhore, ndërhyrje në kushtetutë dhe ligjin e partive

Partia demokratike ka filluar punen per reformen zgjedhore jo thjesht per te treguar se nuk eshte ajo qe bllokon procesin e reformes, por per te bere gati zgjidhjet per cdo problematike qe sipas opozites duhet te perfshije reforma per te garantuar nje process te lire e te ndershem.

Kreu i grupit te punes per reformen zgjedhore Oerd Bylykbashi shpjegon se opozita po  punon jo thjeshte per rekomandimet e OSBE- ODIHR, por edhe per ndryshimin e ligjit te partive politike, per referendumet si dhe po sheh mundesine e nderhyrjeve ne kushtetute per tiu dhene pergjigje te gjitha ceshtjeve prioritare.

OERD BYLYKBASHI

ANETAR I KRYESISE, PD

Prioritete si ato qe jane; financimi i partive politike qe eshte nje ceshtje prioritare per sa na takon ne, eshte votimi elektronik mbetet nje ceshtje shume e rendesishme per te shmangur manipulimet qe bejne partite politike nepermjet komisionereve apo elementeve kriminale per te manipuluar voten e shqiptareve. Gjithashtu ne do te diskutojme çeshtje te rendesishme si sistemi zgjedhor, administrate zgjedhore apo votimi i emigranteve.

Edhe pse ende nuk ka konsensus per mekanizmin qe perfshin opoziten ne procesin e reformes, PD nuk e njeh komisionin e reformes zgjehdore e rruga per miratimin e saj me konsensus per PD eshte vetem nje.

 Ne ecim me idene qe sigurisht qe mekanizmi jashte parlamentar do te coje drejt nje dakortesie per zgjidhje specifike e me pas aprovimi nga parlamenti pa ndryshim  te asaj qe bihet dakord ne kete mekanizem qe do te prodhoje konsensusin politik.

Por eksperi I zgjedhjeve ne PD, Oerd Bylykbashi eshte I vetedijshem se ndryshimi I ligjeve nuk mjafton.

Shitblerja e votes qe eshte rekomandim prioritar, presioni mbi zgjedhesit ne menyre te vecante mbi ata qe punojne ne administrate, jane sot te ndaluara nga kodi zgjedhor e kodi penal por nuk ka as ndjekje penale e as garanci qe jepen nga KQZ apo gjykatat e per rjedhoje per keto sado qe ta ndryshojme kodin zgjedhor nuk ndryshojme asgje ne lidhje me mungesen e vullnetit te Edi Rames dhe qeverise per ta zbatuar. Kete kerkojme ne dhe nderkombetaret jane gjithnje e me afer nje ideje qe do te conte ne nje zgjidhje efektive pa u marre shume me modalitetet formale.

Ndersa opozita po punon per reformen zgjedhore edhe komisioni parlamentar nga ana tjeter po punon per amendamentet konkrete por ende eshte e paqarte se cila eshte rruga qe prodhon nje reforme konsesuale zgjedhore.

Leave a Reply