Bashkia e Kavajes i rikthehet demokrateve. Ne nje rezultat te ngushte me vetem 28 vota diference, kandidati i PD-se per kryebashkiak ne Kavaje, Isa Sukja, shpallet fitues perballe kandidateve te PS dhe LSI.
Kavaja mbajti zgjedhje me 25 qershor, ne te njejten dite me ato parlamentare. Zgjedbje te parakohshme pas shkarkimit te Elvis Rroshit i cili u gjet ne shkelje te ligjit te dekriminalizimit. Ne fakt keto zgjedhje u shtyne nga Maji per ne 25 qershor pas vendimit te kryeministrit Edi Rama per te terhequr kandidatin nga frika e nje skenari dhune nga PD. Kujtojme se ne Maj opozita ishte ne proteste e ngujuar ne cadren para kryeministrise duke kerkuar shkarkimin e Rames dhe me nje vendim per te bojkotuar edhe zgjedhjet e Kavajes bashke me ato parlamentare. Me marreveshjen e 18 majit mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes, qe futi opoziten ne zgjedhje, PD-ja shpalli kandidatin e saj per kryebashkiak ne Kavaje, Isa Sakja. Ai ka fituar me 11155 vota, 28 vota diference nga kandidati i PS-se Dorjan Murati, i cili ishte nenkryetar i Bashkise kur Kavajen e drejtonte Elvis Rroshi.