Partia Demokratike do të prezantojë sot në Kuvendin Kombëtar programin elektoral për Shqipërinë Madhështore 2025-2029.
Në takimin që do të nisë në orën 17, do të mbajë një fjalë edhe kreu i opozitës, Sali Berisha, i cili pritet të shpalos dhe piketat kryesore të këtij programi.
Kjo është hera e parë që programi elektoral i PD-së prezantohet i plotë, pasi më herët kryetari i kësaj force ka shpalosur pjesë të tij sipas fushave të caktuara.
Në bazë të tij qëndron paketa e dhembshurisë dhe vendosja e minimumit jetik prej 200 Euro, rritja e pagave e pensioneve, ulja e taksave dhe subvencionimi i bujqësisë.
Gjithashtu programi trajton edhe forcimin e rendit dhe sigurisë, si dhe kryerjen e një auditi të të gjitha punëve dhe vendimeve të marra nga qeveria socialiste në 12 vjet.