PE miraton Raportin për Shqipërinë, vendi në krye të Ballakanit në rrugën drejt BE-së

Me 502 vota pro nga 686 eurodeputetë të pranishëm, raporti i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder vlerëson progresin e vendit dhe e pozicionon Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces integrues.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka ndarë lajmin në Facebook.

“Me 502 vota nga 686 prezentë në sallë, Parlamenti Europian miratoi Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder. Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE. Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces. FALEMINDERIT”, shkruan ministri.

Leave a Reply