Për sa kohë mund të shërohesh nga koronavirusi? Dalin fakte të reja

Nuk ka një përcaktim të saktë se për sa kohë mund të konsiderohesh i shëruar plotësisht pasi je prekur me koronavirusi.

Autoritetet botërore të shëndetit kanë lënë një afat prej dy javësh kur një person mund të rekuperohet, por as kjo nuk është e saktë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte përmendur se koha e rimëkëmbjes mund të jetë rreth dy javë për ata me simptoma më të lehta dhe rreth tre deri në gjashtë javë për ata me simptoma të rënda ose kritike.

Sidoqoftë, këto duket se janë vetëm udhëzime të përafërta pasi studimet kanë treguar tashmë një numër përjashtimesh.

Për shembull, simptomat e sëmundjes së butë mund të shfaqen lehtësisht edhe në javën e tretë, ndoshta edhe më gjatë, shkruan revista Forbes.

Një çështje tjetër është se si simptomat e Covid-19 mund të ndryshojnë nga dita në ditë. Sistemi imunitar nuk e ka parë kurrë këtë virus më parë, prandaj ai mund të jetë befasues.

Leave a Reply