Kah fundi i vitit të kaluar medresantët e paraleleve të dispersuara të Medresesë Isa Beu, u ngritën në protestë kundër një vendimi qeveritar që ua ndalon këtyre nxënësve shkollimin e më tejmë, madje, e kanë të ndaluar të shkollohen edhe në Fakultetin e Shkencave Islame! Medresja Isa Beu është Shkollë e Mesme profesionale, që prodhon kuadro vetëm për nevoja të BFI-së! Së këndejmi, medresantët mbase edhe mund të punësohen nëpër xhami, por, çfarë do të bëhet me medresantet që janë të shumta nëpër paralelet e vajzave
Shkruan Mirjeta Shaqiri
Këto ditë Shaqir Fetai, pa pikë turpi, prezanton në përfundimin e shkollimit të maturantëve të kësaj Medrese. Ai shkruan: “Përcollëm gjeneratën e XV të paraleleve të vajzave pranë Medresesë Isa Beu, Tetovë”, “Përcollëm medresantet e Gostivarit”, “Përcollëm gjeneratën e XIII të paraleles së medresanteve në Shkup”! Me sa nonshalancë thotë: “Përcollëm”! Për ku i përcolle o abdall? Madje paska përjetuar “ambient impozante”! Ku di Shaqir Fetai se çka është e si duket ”ambienti impozant”! Nëse e di, aq shumë paska nevojë që këtë ambient t’ia krijonë medresantet tona! Po vetë Shaqir Fetai çfarë “ambienti impozant” u krijoi për të ardhmen e këtyre vajzave për periudhën post-medrese! I ftoi të shkollohen, ua mori paratë (se ato u shkolluan me paratë e veta), ua vjeli taksat myslimanëve në emër të medresesë dhe, në fund, i përcolli për në zero perspektivë! Tamam si dhelpra pasardhësit e vet!
Përcjellja si sharje dhe mallkim
Shaqir Fetai, si një cinik i patejkalueshëm, përkujdeset, i merr të gjitha masat që, medresantet e paralaleve të vajzave, por edhe medresantët, katër vite të mësojnë dhe ta presin momentin kur “kryetari” i BFI-së do t’ju organizojë eventin e përcjelljes! Ky është angazhimi jetik i manjakut Shaqir Fetai! I përcolla! Për ku? Për brenda katër mureve! Sepse, e humbi edhe atë fuqinë e cila nuk pyeste për ligje e për vendime qeveritare, por i biente grusht tavolinës që të regjistrohen të gjithë medresantët atje ku dëshirojnë! Shaqir Fetai thotë publikisht se nuk është nga ata që mund të grisë zërin e të revoltohet, por, do të mbledhë bashkëpunëtorët e tij që të analizojnë se ku është problemi që këta medresantë, sidomos vajzat, ligjërisht nuk mund të shkollohen tutje! Dhe, Shaqir Fetai – i përcjell?
I uron që kanë mbaruar shkollim të mesëm, që jan formuar e që do të bëhen nëna të mira e shembullorë! Po nënat tona, gratë e motrat që nuk ia dolën të kryejnë asnjë shkollë, asnjë klasë, pra, as medresenë e Shaqir Fetait, këto a nuk janë nëna, motra, gra të mira, shebullorë, a nuk ditën të hapërojnë drejt kalitjes së një shoqërie shqiptare të ndershme, të moralshme e të pathyeshme para çfarëdo sfide jetësore! Ky farë abdalli sikur e ka mision që të na i ofendojë e shajë nënat që nuk ia dolën t’i krijojnë “ambient impozant”! Ai i hedh fjalët si bualli bajgat!
Çfarë sihariqi ju kumtoi Shaqir Fetai medresanteve? A ua tregoi fakultetet të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë medresantet të cilat, me gjasë investuan kohë e mund, para e gjithçka, vetëm që ta “përfundojnë” shkollimin në gjysëm të rrugës, sepse, “kryetarin” e tyre e kanë analfabet, të kapur, të shantazhuar, përkrahës të krimit e të kushtëzuar dhe, së këndejmi, të pafuqishëm që t’ua hapë dyert e shkollmit qoftë edhe në Fakultetin “e vet”!
“Hej, po ja se, draft-propozimi ynë është në duar të deputetëve tanë dhe kam shpresë se shumë shpejt do ta zgjidhin problemin e akreditimit të Medresesë”, u tha Shaqir Fetai ca medresanteve që me etjen e pashueshme për dituri e pyetën atë! Po pse meritat apo fajin ua lë deputetëve tanë? Do me thënë që, participientët shqiptarë në pushtet na tradhëtuan edhe kësaj radhe! Qëllimisht po e dëmtojnë Medresenë! Janë pa fe dhe të paaftë për t’i realizuar interesat e popullit, do të shfryhet Shaqir Fetai!
Të gjithë faktorë, të gjithë të paaftë, të gjithë tradhëtarë, vetëm Shaqir Fetai “melaqe”?!
“I përcollëm”, thotë Shaqir Fetai? Për ku, o abdall!
“Ambient putinian” i Shaqir Fetait
Dhe, duke i përcjellë medresantet, sakaq Shaqir Fetai për herë të parë në jetë të vet viziton Bezistenin dhe Kapan Hanin! Lajm senzacional! Paramendoni, Shaqir Fetai nënvizon se këto dy prona të mëdha të vakëfit qenkan denacionalizuar në viin 2021, me demek, një vit pasi u instalua Shaqir Fetai në krye të BFI-së nga segmentet e caktuara të pushtetit maqedonas!
Shqir Fetai duhet të lavdërohet me diçka në këto momente kur punët i ka berbat! Askush, madje as armiku më i keq, mos qoftë aktualisht nën lëkurën e tij! Shaqir Fetai po ndjenë se po fundoset! Po fundoset ligjërisht, moralisht, shoqërisht, miqësisht, në drejtësi – në çdo aspek! Ka nevojë për një fije kashte ku të kapet! Procesi i denacinalizimit të vakëfit ka një historik të veten, ka një arkiv i cili, nëse shfrytëzohet për tezë doktorature që do ta trajtonte ecurinë, procesin, proceset gjyqësore, ndërkëmbëzat që të tjerët i përjetuan përgjatë këtij denacionalizimi, do të përfundonte vetëm me një fakt – u ezauruan të gjitha perpjekjet dhe metodat qeveritare për ta penguar denacionalizimin dhe, në fund, më vitin 2021 u dorëzuan, në këto kohë kur në mënyrë të planifikuar e kishin instaluar Shaqir Fetain në krye të BFI-së!
Shaqir Fetai, qe dy vite instalim i kotë, nuk ia doli që asgjë të nisë e të përfundojë vetë, të ketë një sukses për t’u mburrur karshi myslimanëve! Po, për këto dy vite ai është “lulëzuar” me aq shumë skandale, dështime, rrena, deklarata gjyqësore të rrezikshme, zhvatje, vjedhje, deziorientim të xhematit, degradim të organeve e shkatërrim të BFI-së! Përballë këtyre dukurive shumë të rënda, nuk do të bëjnë para sikur edhe krejt Shkupin t’ia falin Shaqir Fetait! Kurrë myslimanët e Maqedonisë nuk janë trajtuar si të “putinizuar”, këtë epitet e morën falë Shaqir Fetait, alias ORAO-S!
Shaqir Fetai nuk e prek “arushën” aty ku nuk duhet
Shaqir Fetai, ky farë “patrioti me bateria ruso-kineze”, bashkë me “mishin e egër” të BFI-së, të ahtuquajturin Myfti i Shkupit, Qenan Ismailin, paskan vizituar Institutin për trashëgimi kulturore, të cilit ia lanë në dorë censurimin dhe revidimin e SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË! Tjetër motiv nuk kanë pasur përveçse të marrin informacion nga dora e parë se deri ku ka arritur ky proces i turpshëm kombëtar! SHQIPTARËT E MAQEDONISË ishte një simpozium i papërsëritshëm dhe i paparë edhe sot e kësaj dite, i cili e angazhoi autoritetin e BFI-së për ta botuar librin që do t’i ngërthente në vete të gjitha kumtesat shkencore të prezanuara përgjatë simpoziumit. Tani, ky kontribut kombëtar e shkencor nuk i pëlqeu UDB-së as atëherë kur u organizua dhe nuk i pëlqen as sot e kësaj dite. Ndaj, duhet të revidohet e të censurohet!
Nejse, le të ngelë ky problem i historinëve, ndërsa problem i Institutit shqiptar duhet të jetë motivi i largimit të Institutit nga Kurshumli Hani, aty ku e kishte adresën që në themelim të tij! Kapan Hani ishte marrur vite më parë, aty u vendos shumë vite më parë paralelja e Medresesë për vajza, Shkup, aty ishte ngritur “falmuri i BFI-së”, madje edhe me kërcënime deri në shkatërrim të shtetit të Maqedonisë! Pse Shaqir Fetai me “doktorin e peshkut dhe të ushqimit të lehtë”, nuk këmbëngulin për ta rikthyer edhe Kurshumli Hanin dhe t’ia kthejnë Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të RMV-së? Kurshumli Hani në kohën kur aty ishte i vendosur Instituti, lulëzoi në një qendër të mirëfilltë kulturore shqiptare, fakt këtë që Shaqir Fetai nuk e di, sepse nuk i interesoi! Aty, brenda oborrit të Kurshumli Hanit jepeshin shfaqje, organizoheshin evente popullore, “sofra e muzikës kombëtare”, recitale, po planifikoheshin festivale të filmit dokumentar, të filmave të shkurtër, ekspozita pikturash e fotografishë artistike, thjesht, përmes Kurshumli Hanit kishte filluar të rrezatonte “shqiptaria” nëpër Çarshi të Vjetër!
Çfarë po bën Shaqir Fetai me halldupët e vet për ta rikthyer këtë vatër të kulturës shqiptare! Pse nuk e fillon një proces, madje sikur ky proces të zgjaste 30 vite! Nuk do të kishte njeri në Maqedoninë e Veriut që në fund, meritat dhe suksesin nuk do t’ia nënshkruante Shaqir Fetait. Vetëm le ta nisë këtë proces! A po dëshiron të tregohet i suksesshëm në kthim të vakëfit! Le të nisë me Kurshumli Hanin, pastaj janë edhe disa hane të tjera, le të nisë! Shaqir Fetai nuk e prek “arushën” aty ku nuk duhet! Është i kujdeshëm. Nuk e ka karaktersitikë trimërinë, ndërsa vjedhjen e meritave po, siç karakterizohet edhe nga virtytet e tjera të cilat e shëmtojnë njeriun deri në bishë!